Qeni juaj është mbipeshë, si të dobësohet?

Problemet e mbipeshës po prekin gjithnjë dhe më shumë qentë dhe macet.

Në Shtetet e Bashkuara, një qen në dy konsiderohet mbipeshë.

Dhe qeni juaj është mbipeshë? Për ta kuptuar këtë vendosni duart tuaja rreth brinjëve të tij dhe në shpinë. Nëse ju nuk jeni në gjendje të ndjeni brinjët e kafazit,  atëherë është koha për të vepruar. Një qen obez rrezikohet nga shumë sëmundje si: sëmundjet e zemrës, rreziku i diabetit, jetëgjatësi e reduktuar etj.

Gjithashtu sigurohuni që ta peshoni qenin tuaj rregullisht në shtëpi. Merreni qenin në krahë dhe hipni në peshore bashkë me të. Më pas peshohuni ju vetëm. Diferenca do të jetë pesha e qenit tuaj.

Si mund të bëni që qeni juaj të dobësohet?
Gjëja e parë që duhet të bëni është që të konsultoheni me veterinerin tuaj, i cili do t’iu japë këshilla të vlefshme dhe do t’iu tregojë nëse shëndeti i qenit tuaj është në rrezik apo jo.

Është thelbësore që qeni juaj të lëvizë: të shëtisë, të bëjë ushtrime apo lojëra.
Dieta e qenit natyrisht është elementi kryesor që duhet ndryshuar. Përgatitni paraprakisht racionet ushqimore të qenit tuaj, dhe mos bini pre e tundimit të tij.

Shmangni yndyrën dhe kaloritë në ushqimin e tij.

Leave a comment