Qentë dhe rënia e qimeve

myk lekure vjen si rrjedhoj e larjes se shpesht te nje qenushi

Rënia e qimeve është e zakonshme te kafshët por kur ajo kthehet në patologji është problem, pasi në këtë mënyrë qeni rrezikon të ngelet qeros.

Parazitët si pleshtat dhe rriqnat janë ato që më së shumti shkaktojnë rënien e qimeve tek qentë. Ju duhet që çdo 3 muaj t’i ‘mjekoni” për këta parazitë. Një faktor tjetër që ndikon në rënien e qimeve është vet-pastrimi ekstrem ku qentë arrijnë të lëpijnë aq shumë një zonë të caktuar sa e rrjepin atë duke shkaktuar irritime dhe skuqje të saj. Alergjitë dhe infeksionet janë një faktor ndikues.Që të mos ndodhë kjo duhet të bëni vizita të rregullta tek veterineri dhe të shikoni shkaqe e rënies së tyre.

Leave a comment